Aktualitet

Digjet pas mesnate furgoni në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Digjet pas mesnate furgoni në Pogradec

Një mjet tip furgon i parkuar është djegur pas mesnate në Pogradec.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ku ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

Mësohet se, grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH