Aktualitet

Digjet një fasoneri në Vlorë, dyshime të forta se nuk ishte aksidentale

Shkruar nga Liberale
Digjet një fasoneri në Vlorë, dyshime të forta se nuk ishte

Rreth orës 3 të natës, është përfshirë nga flakët një fasoneri në Vlorë.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa burime bëjnë me dije se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë dhe më pas i është vënë zjarri.

Fasoneria ‘Alban Viz Lab’ është në pronësi të një shtetasi Italian. Nuk dihet nëse pronari i biznesit ka konflikte me persona që mund ta ketë çuar situatën deri në këtë pikë.

Si pasojë e zjarrit në fasonerin ka dëme të shumta materiale. Aty kishte kamera sigurie, të cilat pritet të merren nga policia në mënyrë që të zbulohen autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH