Aktualitet

Digjen bizneset e gruas së zëvendësministrit grek, Nikos Hardalias

Shkruar nga Liberale
Digjen bizneset e gruas së zëvendësministrit grek, Nikos

Janë sulmuar me pajisje ndezëse bizneset e bashkëshortes së Zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës pas orës 01:30, në dy operacione në zonën “Bajron”.

E para u zhvillua jashtë një palestre, në rrugën “Formionos 245” dhe e dyta jashtë një dyqani rrobash, përballë në rrugën Formionos 238. Sipas informacioneve, bizneset i përkasin gruas së zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Shpërthimet kanë dëmtuar dritaret dhe hyrjen e bizneseve ndërsa ndërhyri zjarrfikësja.
Policia procedoi 5 të dyshuar nga zona “Bajron” afër vendit ku ndodhën sulmet dhe deri në orët e para të mëngjesit, njerëzit u ndaluan dhe u kontrolluan. Incidenti po hetohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit. Hetimet janë duke vazhduar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH