Aktualitet

Dibër, i riu vret me armë gjahu shokun e vet 27-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Dibër, i riu vret me armë gjahu shokun e vet 27-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Dibër, ku një i ri ka mbetur i vdekur pasi shoku i tij e plagosi, dyshohet nga pakujdesia me çifte.

“Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti.

Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital”, tha Policia në njoftimin për mediat.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH