Është identifikuar dhe pezulluar nga detyra polici, që u shfaq në një video, duke dhunuar një të mitur në një nga rrugët e Tiranës.
Mësohet se është pezulluar nga detyra polici G. N., ndërsa vijojnë hetimet nga Drejtoria e Standardeve edhe për 3 efektivët e tjerë, që e ndihmuan.
Videoja e dhunës u publikua në rrjetet sociale, ku policët e shtrinin në tokë djalin dhe e dhunonin.
Lidhur me këtë video reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha se gjithçka që po ndodh është për faj të Ramës.
“Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!
Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”, shkruante Basha në Twitter. /Gazeta Liberale