Aktualitet

Dhunuan bashkëshortet në sy të fëmijëve, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Dhunuan bashkëshortet në sy të fëmijëve, arrestohen 2

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre, madje edhe në sy të fëmijëve.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje dhe I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i plotë

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH