Aktualitet

Dhunon bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Dhunon bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH