Globi

Dhunimi i të moshuarës në azilin e Pejës, avokati: Deri në 3 vite burg për infermieret

Shkruar nga Liberale
Dhunimi i të moshuarës në azilin e Pejës, avokati: Deri

Avokati i të moshuarës Minire Nura, e cila u dhunua në një azil në Pejë, shprehet se dënimi për veprën penale të infermiereve shkon deri në 3 vite burg.

Meshari Selimaj në një intervistë për Euronews, shtoi se nëse ato dënohen u llogaritet çdo ditë e mbajtur në paraburgim.

“Dënimi për këtë vepër penale është deri në 3 vite. Minimumi i dënimit është 6 muaj. Për ata  të pandehur që dënohen, i llogaritet çdo ditë e mbajtur në burgim apo në rastet e tjera kur qëndrojn1% në arrest shtëpiak. Kur marrin  masën e detyrimit, zbrietet pjesa që e kanë kaluar në paraburgim. Nuk është si në Shqipëri dhe në Turqi. Është një ditë e plotë”- tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 tetor në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH