Aktualitet

Dhunimi i dy kushërinjve në Krujë, reagon Meta: Kjo është fytyra e Ramës dhe e regjimit kriminal

Shkruar nga Liberale
Dhunimi i dy kushërinjve në Krujë, reagon Meta: Kjo

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Krujë. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se dhuna ndaj qytetarëve është “fytyra e Edi Ramës dhe regjimit kriminal”.

Më tej ai shprehet se është domosdoshmëri jetike që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH