Aktualitet

Dhuna ndaj Roland Bejkos nga mbështetësit e Berishës, reagon PD

Shkruar nga Liberale
Dhuna ndaj Roland Bejkos nga mbështetësit e Berishës, reagon PD

PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me dhunën e ushtruar nga mbështetës të Sali Berishës ndaj sekretarit të partisë, Roland Bejkos.

Reagim i Partisë Demokratike

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH