Aktualitet

Dhjetë vite Instituti Kanadez i Teknologjisë!

               Publikuar në : 10:09 - 31/05/21 liberale

Një dekadë më parë, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, apo njohur ndryshe si “Canadian Institute of Technology” ishte vetëm një projekt ide, e cila sapo kishte nisur të vihej në jetë. Ndërsa sot, ky institucion i arsimit të lartë, numëron me mijëra studentë, 15 breza të diplomuarish në të dy ciklet e studimit; mbi 70 pedagogë, bashkëpunëtorë dhe kontribues. Një infrastrukturë e vënë e tëra në shërbim të dijes, jetës akademike e asaj shkencore.

Këtë vit, “Instituti Kanadez i Teknologjisë” shënon një dekadë jetë dhe aktivitet.

Ky është një përvjetor me rëndësi që duhet festuar nga të gjithë, jo vetëm nga CIT, por edhe nga sektori i Arsimit të Lartë në vend.

CIT është një nga ato institucione që gjatë këtyre 10 viteve ka krijuar një dritare të ekselencës në Shqipëri, duke shërbyer si qendër e konsoliduar që ofron programe dhe ekspertiza në fushat e inxhinierisë, si ajo softuerike, telekomunikacion, kompjuterike dhe IT, big data, cyber security, multimedia-dizajn; por edhe në ekonomi si: administrim biznesi, administrim biznesi dhe IT, financë, kontabilitet, bankë dhe audit.

CIT është ndër të vetmit institucione që ofron kurrikula kanadeze me mësimdhënie në gjuhën angleze dhe me staf të huaj ose të edukuar jashtë Shqipërisë; si dhe që bashkëpunon me institucione prestigjioze si Georgian College (Canada), Harvard School of Economy etj.

Ky është një 10-vjeçar i veçantë edhe për faktin se në 2011, kur CIT u licensua vazhdonte ende debati nëse arsimi privat është një gjë e mirë për shoqërinë apo jo, por sot s’ka dyshim që kjo është një e mirë për shoqërinë dhe këtë meritë do t’ua njohim sot themeluesve të këtij kolegji universitetar. Të gjithë e pranojnë se universitetet private përbëjnë një plotësim, në mënyrë modeste, në radhë të parë të arsimit të lartë në vend si dhe kushteve dhe infrastrukturës së vënë në shërbim të edukimit prej tyre. Në këto 10 vite CIT në mënyrë graduale ka rritur numrin e studentëve duke arritur aktualisht në mbi 500 studentë të regjistruar në ciklin e parë dhe mbi 200 të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve. Në planin e jashtëm, aspiratat e vazhdueshme për njohje dhe afirmim ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar në nënshkrimin e më shumë se 60 partneriteteve, afro 80 marrëveshjeve të mobilitetit për studentët dhe pedagogët në kuadrin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit dhe rrjetëzimit me institucionet e arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë. Kjo në shërbim të edukimit dhe promovimit si një institucion serioz dhe i besueshëm në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri.

Që nga fillimi i veprimtarisë së tij  mësimore dhe shkencore “Instituti Kanadez I Teknologjisë” ka harmonizuar ofertën e tij akademike me dinamikën e mjedisit shoqëror ,duke përgatitur studentë të pajisur me një edukim cilësor, me vlera etike, të aftë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë praktike duke I dhënë në këtë mënyrë formë jetës së tyre, karrierës dhe shoqërisë.

Në fjalimin epik qe ndryshoi botën, Nelson Mandela thotë, “Edukimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën”. Ne besojmë fortë se në Shqipëri edukimi do ta shpëtojë vendin në kuptimin e gjerë të fjalës, nga aty do të vijnë idetë e reja në një botë që po ndryshon çdo ditë, njerëzit më të përgatitur në një botë me sfida të shumëfishta. Universiteti është i vetmi që mund ta kapërcejë me shpejtësi në një kohë më të shkurtër se çdo kush tjetër, diferencën që kemi me botën e zhvilluar, për t’u bërë realisht një vend i angazhuar drejt ndryshimit.

Kështu CIT në një dekadë histori la gjurmët e veta dhe sot me bindje themi se po krijon traditën e ekselencës në fushën e Arsimit të lartë në Shqipëri.

 

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back