
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 30 vjeçarit, Erjon Beli. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës.
I riu punonte si këngëtar në një lokal nate, ndërsa mësohet se në makinë ishte bashkë me vëllanë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Në momentin e aksidentit , i riu ishte duke folur live me kamera në celular, e personi në anën tjetër të telefonit ka parë të gjithë skenën e frikshme të aksidentit.
Shpërqëndrimi nga telefonata me kamera dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit që i mori jetën të riut, dyshon policia.
Njoftimi nga policia e Durrësit:
Më datë 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1099274,1099275"]