Një zjarr i madh ka rënë në sallën e grafisë në katin e parë të spitalit të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, ndërkohë që, sipas televizioneve informative, pacientët dhe personeli kanë dalë jashtë të tmerruar.
Sipas policisë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
"Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia. /Liberale.al