Teksa opozita ndodhet në një krizë të thellë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në seli drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste.
Mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa ka zgjatur për gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.
Të njëjtat burime raportojnë se pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.