Gjykata italiane ka shpallur fajtorë dy prindërit e ish kryeministri Mateo Renci, për lëshimin e faturave të falsifikuara.
Babai dhe nëna e Rencit janë dënuar me një vit e nëntë muaj burg, po që është konvertuar me dënim me shërbim prove.
Tiziano Renci dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-tat, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla.
Avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, u dënua me dy vite burg për pranimin e faturave.
Vendimi është goditje e rëndë për ish-kryeministrin, i cili është larguar nga Partia Demokratike dhe ka krijuar lidhjen e tij të re të qendrës, Italia Viva./Gazeta Liberale