Showbiz

Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave, përveç Amber Heard

Shkruar nga Liberale
Deklarta e fortë e komedianit: Mund t’ju besoni të gjitha grave,

Gjatë një shfaqjeje të dhënë së fundmi në Londër, komediani Chris Rock nuk u përmbajt aspak kur u bë fjalë për aktoren Amber Heard.

Sipas LADbible, komediani përmendi Heard gjatë një pjese të shfaqjes së tij të 12 majit, e cila ishte fillesa e turneut të tij “Ego Death” në Mbretërinë e Bashkuar.

Komediani i njohur trajtoi shkurtimisht skandalin e shuplakës në Oscars, por sipas LADBible, ai me të vërtetë u mor më shumë me zhvillimet e gjyqit mes Heard dhe Depp. Në një moment të caktuar ai bëri edhe një deklaratë të papritur: "Mund t’ju besoni të gjitha grave përveç Amber Heard. Çfarë është ajo?"

Heard aktualisht është duke u përballur në gjyq me ish-bashkëshortin e saj Depp, i cili ngriti një padi për shpifje me një vlerë prej 50 milionë dollarësh kundër saj. Depp pretendoi se një shkrim i publikuar nga Heard në muajin dhjetor të vitit 2018 për "The Washington Post", në të cilin ajo detajoi përvojat e saj për dhunën në familje, i shkatërroi karrierën kinematografike atij.

Depp gjithashtu pohoi se Heard ishte abuzuesja e vërtetë në të gjithë historinë e lidhjes dhe marrëdhënies së tyre. Gjyqi do të rifillojë sërish të hënën, më 16 maj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH