Moderatorja Kiara Tito tha në "Fan Club”, se dashuria justifikon gjithçka, duke iu referuar marrëdhënies së saj me Luizin.
Mirëpo, menjëherë ka reaguar Fjoralba Ponari nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka bërë një reagim të fortë në Instagram.
“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës”, ka thënë Fjoralba.