Aktualitet

Dalin pamjet nga aksidenti në Sauk me 1 të vdekur, arrestohet fajtori

Shkruar nga Liberale
Dalin pamjet nga aksidenti në Sauk me 1 të vdekur, arrestohet fajtori

Policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin Saukut, ku mbeti 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.

Personi i arrestuar është 18 vjeçari F.F, i cili ka qenë në drejtimin e makinës tip “Mercedes” me targa “AA 131 ZZ” që dyshohet se shkaktoi aksidentin. Pikërisht në këtë makinë ka qenë duke udhëtuar si pasagjer 17 vjeçari Kristjan Vasili, i cili ndërroi më pas jetë në spital.

“Kristjan Vasili ka qenë pasagjer në automjetin luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë. Në automjet kanë qenë Alban Dervishaj dhe Rei Oka janë plagosur. Dervishaj po mbahet në reanimacion, kurse Oka ka dëmtime të lehta”, raporton gazetari.e.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamje të reja nga skena e aksidentit, pak pas përplasjes së makinave./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH