Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali.
37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendlindje.
Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro