Themeluesi i Gazetës Liberale, Henri Çili të enjten është shprehur në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja politike mes palëve për reformën zgjedhore ka një interes publik.
Çili deklaroi se sa herë ka pasur një marrëveshje mes dy partive të mëdha, situata ekonomike dhe shoqërore ka shkuar më mirë në vend.
"Kishte shenja për këtë marrëveshje?", -pyeti drejtuesja e emisionit Eni Vasili.
"Po, kishte shenja që nga vjeshta. Kishte ndalimin e protestave, zbutjen e qëndrimeve, përafrimi në rastin e fatkeqësisë natyrore"- tha Çili.