Milan siguroi një fitore të madhe, me përmbysje, në “San Siro” kundër PSG-së dhe bën lëmsh Grupin F, ku kryeson Dortmundi me 7 pikë, PSG ka 6, kuqezinjtë 5 dhe Newcastle 2.
“Djalli” nuk u gjunjëzua nga goli i shpejtë i Skriniar, përkundrazi, e ktheu shumë shpejt baraspeshën me Leaon, ndërsa golin e fitores e realizoi Giroud.
Atletico e Madridit fitoi me gjashtë gola ndaj Celtic, dhe kryeson Grupin E me tetë pikë, e ndjekur nga Lazio (me një pikë më pak) që mori maksimumin e pikëve ndaj Feyenoordit falë golit të Ciro Immobiles.
Shtyn kualifikimin Barcelona, që zhgënjeu ndaj Shakhtar Donetskut në sfidën e zhvilluar në Hamburg. Golit e vetëm të sfidës e realizoi Sikan në fundin e pjesës së parë. Barça vazhdon të kryesojë e 9 pikë, ndërsa skuadra ukrainase ka grumbulluar 6 pikë
Borussia e Dortmundit mori një fitore shumë të rëndësishme në “Signal Iduna Park” përballë Newcastle. Verdhezinjtë triumfuan 2-0 duke shënuar nga një gol në çdo pjesë. E zhbllokoi takimin Fullkrug në minutën e 25-të, ndërsa golin e dytë e shënpo Brandt, nëpërmjet një kundërsulmi në të 79-tën.