Aktualitet

Çfarë po e sjell ministrin e Jashtëm grek në Shqipëri?

Shkruar nga Liberale
Çfarë po e sjell ministrin e Jashtëm grek në

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë më 23 maj. Vizita e tij vjen në kuadër të një turi që Dendias do të ndërmarrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.

Ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike, apo projekte infrastrukturore.

Kjo është vizita e tij zyrtare në Shqipëri. Vizita e tij e parë, është zhvilluar në tetor të vitit 2020, ku në fokus ka qenë çështja e detit.

Pritet të shihet nëse çështja e Detit do të jetë temë diskutimi edhe në këtë takim, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës, por deri në këto momente nuk janë bërë hapa konkret.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH