Aktualitet

Çështja e detit/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Mashtrues ordiner...

Shkruar nga Liberale
Çështja e detit/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Mashtrues

Presidenca i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit se edhe Ilir Meta ishte pjesë e marrëveshjes së detit me Greqinë më 2009-ën.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, e quan Ramën mashtrues ordiner, që sipas tij, gënjen pa hapur gojën. Më tej, Blushi thekson se më 27 prill 2009, kur është firmosur ajo marrëveshje, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

"Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!", shkruan Blushi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH