Editorial

"Cancel Culture", më së fundi një kundërveprim

Shkruar nga Liberale
"Cancel Culture", më së fundi një kundërveprim

NGA GIOVANNI BELARDELLI

Prej pakkohe arrijnë sinjale shqetësuese nga Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillohet një betejë e tërbuar mbi të shkuarën: shtatore të shkatërruara ose të hequra, e jo vetëm të përfaqësuesve konfederatë por edhe të Linkolnit e tëThomas Jeffersonit; libra të ndaluar sepse, pikërisht për të treguar në mënyrë qortuese (e me gjasë) Amerikën raciste, vinin në gojë të ndonjerit fjalën “negër”; autorë të gjuhës angleze të përjashtuar, sepse meshkuj e të bardhë, duke filluar nga Shaekespaere. Prandaj meriton vëmëndje një artikull i New York Review of Books, që deri tani i kishte dhënë shumë hapësirë rishkrimeve në kah johenik të historisë amerikane. Në numërin e 23 shtatorit David A. Bell, historian i Princetonit, kritikon librin e një tjetër historiani, Tyler Stovall, titulli i të cilit është i gjithi një program: White Freedom: The Racial Historyof an Idea. Stovall nuk është shumëi interesuar të rindërtojë prirjet raciste (të pamohueshme) që kanë përshkuar historinë amerikane, por pohon se racizmi përfaqëson gjithmonë thelbin dhe qëllimin e asaj historie.

Vetë pavarësia qënkërka kërkuar më 1776 për të mbrojtur regjimin skllavëror, sepse të bardhët për shkak tëwhiteness(bardhësisë) së tyre nuk mund të jenë veçse racistë. Kjo është teza që tashmëështë e përhapur në mjediset e cancel culture të SHBA e që, më së fundi, i është nënështruar kritikës së Bell-it nëNew York Review of Books.Të merremi vesh, është një kritikë tejet e matur, që synon të fshihet mbas vlerësimit të librit të shqyrtuar; por në thelb e shkërmoq atë. Maturia skajore e recensorit të kujton “shtirjen e ndershme” të Torquato Accetto-s, që Croce e tregoi gjatë fashizmit si udhërrëfyese për të siguruar hapësira lirie; e kjo tregon shumë mbi klimën e frikës që zotëron në botën akademike amerikane.  Por shpresojmë që reçensioni të jetë një shenjë e parë e kundërveprimit, ndoshta e ndihmuar nga fakti se cancel culture, duke damkosur të gjithë të bardhët për whiteness të tyre ka kaluar cakun , duke u ankoruar në fakt në qëndrime raciste.

“Corriere della Sera”, 6 tetor 2011 

Përktheu Eugjen Merlika /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH