Aktualitet

Bundestagu, ka kritere të papërmbushura: Rama t'i zbatojë reformat me guxim

Shkruar nga Liberale
Bundestagu, ka kritere të papërmbushura: Rama t'i zbatojë

Lidhur me miratimin e Maqedonisë së Veriut dhe me negociatat që priten të ndodhin për anëtarësimin në BE, nënkryetari  Johann wadephul, i cili është gjithashtu kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar gjerman CDU, dhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën europiane thonë se disa kritere ende nuk janë përmbushur nga qeveria shqiptare.

“Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi”, theksoi Johann Wadephul.

“Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multi-etnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet”.

“Megjithatë, - shtoi Wadephul, -  “duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t'i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve”, tha Johann Wadephul.

Gunther Krichbaum, nga ana tjetër shtoi se, “Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë”.

“Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë”.

“Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti japë fund lojërave te tyre të motivuara thjesht nga politika e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut, i kërkohet gjithashtu edhe Shqipërisë, të vazhdojnë përpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishëm rrugën europiane”, - theksoi Gunther Krichbaum.

/Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH