Politikë

Brisida Shehaj: Kisha armik kryesor “Rilindjen” dhe jo opozitën, 20 herë e dhashë dorëheqjen

Shkruar nga Liberale
Brisida Shehaj: Kisha armik kryesor “Rilindjen” dhe jo

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka folur për vitet kur ka qenë në kryes të institucionit të rëndësishëm në Qeverinë Rama.

Ajo thotë se gjatë ushtrimit të detyrës armik ka pasur Rilindjen dhe jo opozitën.

Ish-drejtoresha socialiste e cila ka kaluar me LSI-në, u shpreh se Edi Rama nuk i ka ndërhyrë kurrë në punën e saj, madje tregon se e ka falenderuar që mes shumë të rinjve zgjodhi atë si shefe të përgjithshme të Tatimeve.

“Nuk është çështje pakënaqësie, por ndryshe e shoh sot. Atëherë isha 29 vjeç, vija nga sistemi bankar, kisha 3 vite drejtoreshë. Isha mësuar ti shërbeja qytetarit dhe u gjenda në një situatë kur mu desh të ndryshoja shumë gjëra. Replikoja çdo ankesë në telefonin tim. Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthlliqe lart e poshtë. Kisha armik kryesor Rilindjen jo opozitën”, është shprehur Shehaj në Neës 24.

Keni marrë urdhra?

Brisida Shehaj: E kam thënë disa herë mua Rama nuk më ka ndërhyrë kurrë. Kam dhënë mbi 20 herë dorëheqjen. Nëse do dikush ta bëjë më mirë se unë, nuk e kisha me tapi e pronë të babës por urdhra, kurrë. Ata që thonë që kam marrë urdhra, është shumë e thjeshtë, mos prano urdhrin bëj detyrën ose largohu. Unë jam larguar nga gjithë ajo filozofi.

Keni pasur informacione që nuk i keni bërë publike? Mos jeni kritike ndaj Ramës si hakmarrje?

Brisida Shehaj: Fare, mendon që do të gjenin një presje ku un skam bërë detyrën s’do të isha në dyert e gjykatës? Nuk e kam akuzuar Ramën, kam thënë që jam mirënjohëse sepse kishte të tjerë të rinj që e meritonin, mua mu dha rasti të bëja më të mirën time.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH