Bota

Zelensky: Sulmet ruse në Kiev tregojnë se Putini nuk po përgatitet për paqe

Shkruar nga Liberale

Zelensky: Sulmet ruse në Kiev tregojnë se Putini nuk po

Sulmet me raketa dhe dron të Moskës ndaj Kievit tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk po përgatitet për paqe”, tha sot Volodymyr Zelensky.

“Putini nuk po përgatitet për paqe. Ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete. Vetëm masat e forta dhe presioni ndaj Rusisë mund t’i japin fund këtij terrori. Ajo që na duhet tani është unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë në këtë luftë për një fund të drejtë,” vuri në dukje Zelensky në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Një breshëri raketash ruse në kryeqytetin ukrainas vrau të paktën një civil dhe plagosi katër të tjerë, duke përfshirë një fëmijë 9-vjeçar.

Një seri shpërthimesh të fuqishme tronditën Kievin rreth orës 04:30 me orën lokale, pasi zyrtarët vunë në dukje se sistemet kundërajrore të forcave ukrainase ishin aktivizuar për të parandaluar sulmet.

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan sot se kanë rrëzuar gjashtë nga shtatë raketat balistike dhe 71 dronë që forcat ruse lëshuan gjatë natës në territorin ukrainas.

Ushtria ukrainase sqaroi se 40 nga 123 mjetet ajrore pa pilot të lëshuara nga forcat e Moskës nuk shkaktuan dëme, ndoshta për shkak të përdorimit të kundërmasave nga forcat ukrainase.

Poll
SHQIPENGLISH