Papa Françesku falënderoi mbështetësit e tij për lutjet e tyre të enjten në një audio-mesazh, ndërsa shqetësimet rriten për shëndetin e 88-vjeçarit.
Vërejtjet e regjistruara paraprakisht të Papës, të transmetuara në altoparlantët në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit përpara recitimit të natës të lutjes me rruzare, shënuan herën e parë që mbështetësit dëgjuan zërin e Papës që nga shtrimi i tij në spital rreth tre javë më parë, shkruan CNN.
“Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja për shëndetin tim nga sheshi, ju shoqëroj nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Virgjëresha ju ruajt. Faleminderit”, tha Papa Françesku, duke folur ngadalë në spanjishten e tij amtare me një zë ku përpiqej të merrte frymë.