
Një rënie prej 13% është shënuar në çmimin e naftës në Greqi që nga shpallja e tarifave të Donald Trump, ndërkohë që çmimet e karburanteve shfaqin prirje rënëse përkatëse, e cila pritet të shkojë në xhepin e konsumatorit grek, raporton Skai.gr.
Sipas presidentit të pikave të karburantit të Atikës, Nikos Papageorgiou, të dhënat habitën edhe vetë pronarët, pasi tradicionalisht, me afrimin e Pashkës, çmimet e karburanteve rriten. Në fakt, rafineritë greke reaguan menjëherë ndaj tarifave të Trump dhe ulën çmimin e karburantit me 2 cent për litër. Papageorgiou vlerëson se rënia e çmimeve do të vazhdojë dhe do të zgjasë gjatë.
Siç tha ai, deri të mërkurën çmimi i të gjitha karburanteve do të jetë 5 cent më lirë për litër, me perspektivë për ulje të mëtejshme.