Bota

TRAGJEDI/ 13-vjeçari VRET aksidentalisht veten me armën e vëllait, ky i fundit ishte futur të bënte dush...

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ 13-vjeçari VRET aksidentalisht veten me armën e

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Romë ku një 13-vjeçar, u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, të hënën 7 prill, në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.

Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.

Me të dëgjuar lajmin tragjik të vdekjes së tij të papritur, të afërmit dhe miqtë e 13-vjeçarit u mblodhën rreth familjes, prindërve dhe vëllait të tij.

I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush. Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, e cila më pas rezultoi në tragjedi.

Poll
SHQIPENGLISH