Evropa ka nevojë për planin e saj për Ukrainën dhe për sigurinë e saj, tha sot kryeministri polak Donald Tusk. Përndryshe, tha Tusk, e ardhmja e saj do të vendoset nga forcat e tjera.
“Evropa ka nevojë urgjente për planin e saj të veprimit në lidhje me Ukrainën dhe sigurinë tonë, përndryshe lojtarë të tjerë globalë do të vendosin të ardhmen tonë. Jo domosdoshmërisht në interesin tonë, ka shkruar Tusk në rrjetet sociale X. Ky plan duhet të përgatitet tani. Nuk ka kohë për të humbur.“, shkroi ai.
Një ditë më parë, zëvendës presidenti amerikan JD Vance kritikoi Evropën për lirinë e fjalës, për emigracionin dhe për shpenzimet e mbrojtjes.
Ai tha se kërcënimi më i madh nuk ishte nga Rusia, por nga brenda Evropës që po humbasin vlerat e tyre thelbësore.