Bota

Trump deklaron se Putin ‘ndoshta’ është përfshirë në vdekjen e Navalnyt

Shkruar nga Liberale

Trump deklaron se Putin ‘ndoshta’ është

Donald Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte “ndoshta” i përfshirë në vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, shkruan Politico.

“Nuk e di, por ndoshta, dua të them ndoshta, mund të them ndoshta, nuk e di”, tha kandidati republikan presidencial i SHBA-së në një intervistë për Fox News, kur u pyet nëse Putin mban përgjegjësi për vdekjen e Navalny.

“Ai është një djalë i ri, kështu që statistikisht do të ishte gjallë për një kohë të gjatë… kështu që ndodhi diçka që ishte e pazakontë”, shtoi Trump.

Navalny, figura kryesore në opozitën e rrethuar të Rusisë, vdiq më 16 shkurt në një burg. BE-ja dhe SHBA-ja fajësuan drejtpërdrejt Rusinë për vdekjen e Navalny-t, duke ecur drejt vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Kremlinit.

Por Trump, i cili po dominon zgjedhjet presidenciale republikane dhe aktualisht kryeson ndaj presidentit aktual demokrat Joe Biden në sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme në shumë shtete kyçe, deri më tani ka mbajtur një linjë të butë ndaj Putinit, i cili ka kryer një pushtim të plotë të Ukrainës për më shumë se dy vjet.

Trump gjithashtu është zotuar në mënyrë të përsëritur të ndalojë ndihmën për Ukrainën dhe të detyrojë Kievin të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë – një qëndrim që po nxit ankthin mes aleatëve perëndimorë që janë të kujdesshëm për një mandat të dytë të Trump.

Gjatë intervistës, Trump tha se shpreson se nuk do t’i duhet të zgjedhë mes Putinit që të “gëlltisë” Ukrainën dhe të dërgojë armë në Kiev.

“Shpresoj që të mos vjen deri te kjo”, tha ai, duke pretenduar sërish se lufta “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nën presidencën e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH