Bota

RËNDOHET bilanci i viktimave nga zjarret në Turqi, mbi 10 të vdekur dhe 80 të lënduar

Shkruar nga Liberale

RËNDOHET bilanci i viktimave nga zjarret në Turqi, mbi 10 të

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, njoftuan zyrtarët më 21 qershor.

Zjarri shpërtheu në një fushë mes provincave Diarbakir dhe Mardin. Me ndihmën e erës, zjarri u përhap shpejt në fshatrat Koksalan, Yazcicegi dhe Bagacik, njoftoi guvernatori i Diarbakirit, Ali Ihsan Su.

Zjarri u lokalizua të premten gjatë ditës.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, shkroi në rrjetin social X se 11 njerëz humbën jetën, rreth 80 kërkuan ndihmë mjekësore, përfshirë gjashtë në gjendje të rëndë.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se autoritetet e kanë nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ali Yerikaya, përmes një postimi në X tha se zjarri nisinë orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit. Sipas tij, zjarri më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke përfshirë në flakë pesë fshatra.

Yerikaya tha se tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën si pasojë e zjarreve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH