Bota

Putin kërkoi të dialogojë me Ukrainën, reagon i dërguari i Trump: Së pari duhet aplikuar armëpushimi, pastaj bisedimet!

Shkruar nga Liberale

Putin kërkoi të dialogojë me Ukrainën, reagon i

I dërguari special i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për Ukrainën ka reaguar pas thirrjes së Rusisë për t’u ulur në tryezë me Ukrainën për të negociuar për paqen dhe armëpushimin 30-ditor të propozuar nga SHBA.

“Së pari, një armëpushim 30-ditor pa kushte dhe, gjatë kohëzgjatjes së tij, bisedime gjithëpërfshirëse për paqe. Jo e kundërta”, ka shkruar Keith Kellogg në rrjete sociale.

Ndonëse presidenti rus, Putin nuk e ka hedhur poshtë në mënyrë të qartë propozimin për armëpushim, përgjigjja e tij me propozimin për bisedime të drejtpërdrejta duket se tregon një refuzim të nënkuptuar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha gjithashtu se Putin dëshiron që bisedimet të përqendrohen në “shkaqet rrënjësore” të konfliktit përpara çdo armëpushimi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH