Bota

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

Shkruar nga Liberale

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të

Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën. Duke folur para gazetarëve që kishin shkuar në Romë për të mbuluar zgjedhjen e tij si papa i parë amerikan, lirinë e fjalës dhe të medias, ai e quajti “dhuratë të çmuar”.

Papa Leoni u prit me ovacione ndërsa hyri në auditorin e Vatikanit për takimin e tij të parë me përfaqësues të publikut të gjerë. Ai u bëri thirrje gazetarëve të përdorin fjalët për paqe, të refuzojnë luftën dhe tu “japin zë” atyre që nuk kanë.“Kisha sheh te këta dëshmitarë – po mendoj për ata që raportojnë nga lufta edhe duke rrezikuar jetën e tyre, guximin e atyre që mbrojnë dinjitetin, drejtësinë dhe të drejtën e njerëzve për t’u informuar, sepse vetëm njerëzit e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira”, tha ai.

Papa Leoni shprehu solidaritet me gazetarët e burgosur anembanë botës. “Vuajtja e këtyre gazetarëve të burgosur sfidon ndërgjegjen e kombeve dhe të komunitetit ndërkombëtar, duke na thirrur të gjithëve që të mbrojmë dhuratën e çmuar të lirisë së fjalës dhe të shtypit”.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH