Bota

Obama i jep fund thashethemeve për krizën martesore

Shkruar nga Liberale.al
Obama i jep fund thashethemeve për krizën martesore

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zgjedhur Ditën e Nënës për të ndarë një mesazh të veçantë për bashkëshorten e tij, Michelle Obama, dhe për të mbyllur njëherë e mirë zërat që flasin për një krizë në martesën e tyre.

Në një postim të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Obama ka uruar të gjitha nënat dhe figurat amësore me fjalë të ngrohta. Ai ka shoqëruar urimin me një foto familjare ku Michelle shfaqet me vajzat e tyre, Malia dhe Sasha.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme! Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam,” shkroi ai.

Ky gjest i ndjerë erdhi pas disa muajsh thashetheme që aludonin për një ndarje të mundshme mes çiftit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa evente të rëndësishme publike.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH