Bota

Mrekulli në mesin e tragjedisë: Një i mbijetuar nga rrëzimi i avionit të Air India

Shkruar nga Liberale.al

Mrekulli në mesin e tragjedisë: Një i mbijetuar nga rrëzimi

Një qytetar britaniko-indian, Vishuash Kumar Ramesh, ka mbijetuar në mënyrë të pabesueshme nga rrëzimi i avionit të Air India, fluturimi AI-171, që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, Indi. Tragjedia ka marrë jetën e të paktën 241 personave, ndërsa deri tani janë gjetur 204 trupa.

Ramesh, i cili ka jetuar në Londër për 20 vjet, ndodhej në bord për të vizituar familjen. Ai ishte me vëllain e tij Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi. Në një intervistë për Hindustan Times, Ramesh përshkruan momentin e rrëzimit:

“Dëgjova një zhurmë të fortë rreth 30 sekonda pasi u ngritëm. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt.”
Ai ka pësuar dëmtime në gjoks, sy dhe këmbë, por arriti të dalë nga rrënojat, i rrethuar nga trupa të pajetë dhe copa të avionit. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një burrë që mendohet të jetë ai, duke u larguar me vështirësi nga vendi i ngjarjes, përpara se të dërgohej në spital.

Sipas autoriteteve, avioni kishte arritur një lartësi prej rreth 825 metrash përpara se të humbiste kontrollin. Piloti kishte lëshuar një sinjal emergjence, por nuk mundi ta rikuperonte mjetin fluturues. Ai u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit, duke shkaktuar shpërthime të mëdha dhe dëme të rënda materiale.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH