Maqedoni

Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, gjenden 50 mijë franga zvicerane/ Ish-zv.kryeministri kishte...

Shkruar nga Liberale

Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim

Policia ka kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në shtëpinë e ish zv. kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe tek ish-drejtori i Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

Burime nga ministria e Brendshme u thanë mediave vendase se bastisjet janë bërë për dyshime për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç dihet deri më tani mësohet se ai ndodhet në Kosovë, ku pas njoftimeve të mediave, ai ka theksuar se është për vizitë private dhe do të këthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë në Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi. Për të dyshohet se ka ikur jashtë vendit disa muaj më parë, ndërsa familjarët kanë premtuar se do të kthehet përsëri.

Por siç njoftojnë burime nga MPB, në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH