Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin Trump për fitoren përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ahmeti ka theksuar se ndan bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore.
“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike.
Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”, ka shkruar Ahmeti.