Mal i Zi

Shqiptari kërkohej në Itali, u kap në Budva nga forcat speciale (DETAJET)

Shkruar nga Liberale

Shqiptari kërkohej në Itali, u kap në Budva nga forcat speciale

Një shqiptar që kërkohej nga autoritetet italiane, që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Budva të Malit të Zi.

Ekipi “FAST” i policisë malazeze në bashkëpunim me policinë e Budvës kanë arrestuar shqiptarin e kërkuar nga Interpol Roma.

Në deklaratë theksohet se efektivët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Departamentit të Sigurisë së Budvës kanë lokalizuar dhe arrestuar dje shtetasin shqiptar I. K.

Ai kërkohej nga NCB Interpol Roma për të vuajtur dënimin me 6 vjet e 3 muaj burg për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të patentës së drejtimit sipas Kodit Penal të Republikës së Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH