Mal i Zi

Mali i Zi tronditet sërish nga tërmeti/ Zbulohet epiqendra dhe shkalla! Goditjet u ndjenë deri në Bosnjë (Detaje)

Shkruar nga Liberale

Mali i Zi tronditet sërish nga tërmeti/ Zbulohet epiqendra dhe

 Mali i Zi është goditur sërish sot rreth orës 12:40 nga një tërmet me fuqi shkatërruese i mangnitudës 4.7 i shkallës rihter. Tronditjet janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra nga Nikshiqi, në një thellësi prej tri kilometrash, transmeton Telegrafi.

“Është dridhur shumë, ka zgjatur dhjetëra sekonda. Ishte më i fuqishëm sesa tërmeti i të hënë”, ishin disa nga komentet në ueb-faqen e EMSC-së.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Ndërkaq një ditë më parë u regjistrua një tërmet tjetër në po të njëjtin rajon, por që kishte fuqi më të vogël shkatërruese, pra prej 4.4 magnitudë.

Liberale Newsroom

Poll

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH