Mal i Zi

Kapet 66 kg drogë në pikën kufitare në Ulqin, "pronarët" e mallit arratisen drejt Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Kapet 66 kg drogë në pikën kufitare në Ulqin,

Policia kufitare në Ulqin ka gjetur rreth 66 kilogramë drogë, ndërsa dy persona raportohet se janë larguar drejt Shqipërisë.

Autoritetet thanë se droga ishte e fshehur në dy çanta të mëdha, ndërsa u pikas nga dronet e policisë malazeze.

“Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH