Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Malin e zi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviq, tha se pas tërmetit prej 5.4 kanë ndodhur 30 tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 1.5 të shkallës Rihter.
Tomanoviç tha se ende nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme materiale. Ndërkohë, Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji bëri me dije se epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra nga qytetit i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Thellësia e tërmetit ishte prej 14 kilometrash.