Bota

Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, mijëra besimtarë dhe liderë botërorë në homazhe

Shkruar nga Liberale.al
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, mijëra besimtarë

 

Në Romë, ceremonia e varrimit të Papa Françeskut u zhvillua në një atmosferë solemniteti dhe përkushtimi. Në orën 10:00, Sheshi i Shën Pjetrit, Via della Conciliazione dhe rrugët përreth ishin mbushur me krerë shtetesh, besimtarë dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës.

Mbi 4.000 forca policie dhe një numër i ngjashëm vullnetarësh të Mbrojtjes Civile u angazhuan për garantimin e rendit dhe sigurisë. Portat për hyrjen e besimtarëve u hapën që në orën 05:30, ndërsa në zonën e ceremonisë u mblodhën rreth 200 mijë persona, përveç atyre që qëndruan përgjatë rrugës së kortezhit dhe në afërsi të Santa Maria Maggiore, ku u krye varrimi.

Në këtë ceremoni të jashtëzakonshme morën pjesë edhe 160 delegacione nga e gjithë bota, të përbëra nga presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të lartë shtetërorë.

Procesioni nisi me disa makina që shoqëronin kardinalët dhe të afërmit e Papa Françeskut, ndërsa pjesa e fundit e rrugës u përshkua në këmbë, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të nderonin figurën e tij.

Gjatë tre ditëve që trupi i Papa Françeskut ishte vendosur për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, mbi 250.000 njerëz kaluan para arkivolit të tij për t’i bërë nderimet e fundit, përpara se arkivoli të mbyllej zyrtarisht në mbrëmjen e së premtes.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH