Kosova

Vuçiç pritet të takohet me Macron, çfarë do të jetë në fokus

Shkruar nga Liberale

Vuçiç  pritet të takohet me Macron, çfarë do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më 8 prill, Vuçiç publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH