Kosova

Policia e Kosovës konfiskon pushkë edhe municione në Zveçan, sërish armë në Veri

Shkruar nga Liberale

Policia e Kosovës konfiskon pushkë edhe municione në

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan.

Sipas policisë, në rastin e parë një person është shoqëruar në komisariat pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë.

” Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportorin e policisë.

Ndërsa në rastin e dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

“Zveçan / 06.06.2024 – 10:10.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH