Kosova

Nuk u lejua t’i shkonte në varrim, Hashim Thaçi i dërgon kurorën me lule të atit: Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë

Shkruar nga Liberale

Nuk u lejua t’i shkonte në varrim, Hashim Thaçi i dërgon

Në fshatin Brojë të Skenderajt i është dhënë sot lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë më 16 mars, në moshën 87-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Hashim Thaçi nuk u lejua nga Specialja që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ai ndodhet në paraburgim në Hagë që në vitin 2020.

Megjithatë, Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule të atit me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Thaçi ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH