Kosova

Ky është administratori i grupit famëkeq ‘Albkings’, shpërndante imazhet intime të vajzave në Telegram

Shkruar nga Liberale

Ky është administratori i grupit famëkeq ‘Albkings’,

Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’. Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të Gazetës Insajderi lidhur me funksionimin e grupit.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Edin Nevzati. Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”, përcjell Insajderi.

Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve. Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale. Marrë nga Insajder

Ky është administratori i grupit famëkeq ‘Albkings’,

Ky është administratori i grupit famëkeq ‘Albkings’,

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH