Kosova

"Kosova e gatshme të anëtarësohet në NATO, ka ushtri të re"

Shkruar nga Liberale

"Kosova e gatshme të anëtarësohet në NATO, ka ushtri

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj deklaron se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.

I ftuar në Euronews Albania, Mustafaj sqaron se Kosova ka një ushtri të re me mentalitet të ri.

Mes tjerash ai nënvizoi se jo vetëm ushtria e Kosovës, por dhe politika e sjelljet shoqërore janë të monitoruara nga NATO.

“Kosova është një vend i ri me një ushtri të re, me mentalitet të ri. Kosova është e gatshme për NATO,  jo si kontributore e madhe me trupa dhe financa por si kontributore me shembullin e vet. Kjo ka rëndësinë e saj. Unë besoj se Ministria e Jashtme është e angazhuar pozitivisht për ta mbështet, besoj se misionet tona që janë në Bruksel është një mision tërësisht mbështetës i aspiratës së Kosovës por dhe i prezencës së NATO-s në Kosovë.

Besoj se po punon mirë, por Kosova është një shtet i monitoruar nga NATO. Ka raportime se është në monitorim dhe politika kosovare, sjellja e shoqërisë dhe kjo është një lehtësi e madhe për misionet diplomatike të Shqipërisë, jo vetëm në Bruksel por dhe në vendet anëtarë”-tha ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH