Kosova

Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Hap i rëndësishëm në integrimin evroatlantik

Shkruar nga Liberale

Kosova anëtare e asociuar e AP-së së NATO-s, reagon Kurti: Hap i

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës t’i jepet statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Kurti ka thënë se ky vendim është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Ndërsa i ka përgëzuar zyrtarët e shtetit, që kanë punuar për këtë arritje.

''Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë'', shkruan Kurti në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH